Erzeni

Kompania

Media

Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.

< Back to Menu

Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.

Fabrika

>

Fabrika

Infrastruktura

Fabrika Erzeni

Fabrika jonë është e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe makineritë më të sofistikuara. 

Secila godinë në fabrikë eshtë e ndërtuar enkas per nje proces te vecante, duke siguruar qe linja e prodhimit të jetë sa më efiçente dhe produktet të jenë sa më cilësore.

Infrastruktura

Teknologjia më e fundit

Sistemet tona janë dizenjuar që të kenë kontroll dhe monitorim të plotë të çdo procesi në çdo lloj faze. Çdo pajisje është e automatizuar, për të shmangur gabimet e mundshme nga punonjësit.

Jemi te perkushtuar ne ruajtjen e cilesise gjate gjithe procesit te prodhimit, duke perdorur teknologji te ndryshme ne prodhimin e games tone te gjere te produkteve.

Profesionalizëm

Standarte Ndërkombëtare

Ne e arrijmë këtë duke:
Punohet fort në ndërmarrjen tonë për të krijuar një kulturë të "Cilësisë Totale", ku përmirësimi i vazhdueshëm i njerëzve tanë, proceseve dhe produkteve të bëhet një përditshmëri. “ERZENI” herë pas herë sjell ekipe të huaja të cilat bashkëpunojnë vazhdimisht me ne, për arritjen e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira të cilësisë dhe sigurisë të produkteve.

Automatizimi

Prodhim i Automatizuar

Sistemet tona janë dizenjuar që të kenë kontroll dhe monitorim të plotë të çdo procesi në çdo lloj faze. Çdo pajisje është e automatizuar, për të shmangur gabimet e mundshme nga punonjësit.

Siguria

Makineri të sigurta

Çdo makineri që kemi, është e sigurt të përdoret nga stafi dhe punonjësit pa i vendosur ata në rrezik.

Organizimi

Struktura e Fabrikes

Fabrika jonë është e ndarë në shumë ambiente për të krijuar nje linjë prodhimi sa më efikase.

Strukturat

Laboratori Erzeni

Ne marrim masa sigurie kur është e nevojshme, si për shëmbull përdorimi i dorëzave mbrojtëse gjatë procesit të paketimit për të siguruar që produktet të jenë të pa prekura.

Çdo makineri që kemi, është e sigurt të përdoret nga stafi dhe punonjësit pa i vendosur ata në rrezik.

Strukturat

Prodhimi i shisheve

Ne jemi udhëheqës në fushën e inovacionit për prodhimin e ambalazhit të shisheve plastike ushqimore. Me një vështrim drejt të ardhmes, procesi ynë i prodhimit të shisheve plastike kombinon me lehtësi teknologjinë moderne me prodhim të ambalazheve cilësore.

Ne përdorim risitë teknologjike në materialet dhe metodat e prodhimit për të krijuar shishe plastike ushqimore që përputhen me ligjërimin ushqimor dhe standardet e vendosura nga kompania.

Strukturat

Ambalazhimi

Paketimi është konsideruar si operacion shumë i ndjeshëm, për të shmangur çdo kontaminim, që mund të ndodhë në produktet e përfunduara. Qëllimi ynë për këto masa, është të sigurojmë se nuk ka ndotje gjatë përpunimit ose paketimit.

Strukturat

Grumbullimi i qumështit

Kemi ngritur në zonat më të largëta afër fermerëve pika për grumbullimin e qumështit, me qëllim rritjen e sasive të tij, por edhe ta ftohim sa më shpejt, pasi fermerët nuk e kanë këtë mundësi. Pikat e grumbullimit, janë të pajisura me analizator dhe teste të shpejta për kontrollin e qumështit dhe plotësojnë kushtet e nevojshme higjeno-sanitare.

Gjithashtu kanë tanke ftohës në mënyrë që qumështi i grumbulluar, të ftohet menjëherë dhe të ruhet në temperaturën e duhur deri në momentin që do të dërgohet për përpunim në fabrikë.

Linja e prodhimit

Përpunimi

Linja jonë e prodhimit mund të ndahet në 4 hapa, ku secili hap ka strukturën e vetë të komplikuar.

1. Grumbullimi

Grumbullojmë qumësht çdo ditë, në rreth 50 fshatra nga fermerë të përzgjedhur për cilësinë, duke i trajnuar dhe pajisur me kontinierët e nevojshëm të ruajtjes dhe trasportit të qumështit.

2. Kontrolli

Çdo sasi e qumështit në hyrje, është objekt i testeve të cilësisë dhe sigurisë, duke përfshirë analiza fiziko - kimike dhe analiza mikrobiologjike.

3. Prodhimi

Qumështi më pas përpunohet dhe përdoret në prodhimin e produkteve përkatëse.

4. Transporti

Produktet përfundimtare ruhen në dhomat frigoriferike, dhe më pas transportohen në magazinat frigoriferike dhe markete.