Zanafilla e kompanisë

“ERZENI”

Fillimin kompania “ERZENI” e ka në vitin 1992, nga puna e palodhur e çiftit Isuf dhe Shpresa Begaj, të cilët me përshtatjen e disa ambjenteve familjare, filluan prodhimin për treg të djathit të bardhë. Produkti prodhohej me një cilësi mjaft të mirë dhe shumë shpejt, zuri vend në tregun lokal. Për këtë lindi nevoja e zgjerimit të aktivitetit, ndaj nga prodhimi në kushte shtëpie, u kalua në një firmë të regjistruar.  Gjithashtu, produktet e prodhuara  duhej të dalloheshin nga produktet e prodhuesve të tjerë, ndaj u mendua të vendosej një emër. Familjarisht u ra dakord, që firma të mbante emrin e një prej djemve të familjes. Kështu në datën 06.03.1996 me Nr Regj.Treg.14092 u themelua firma “ERZENI” shpk, me administrator Z.Isuf Begaj.

Zgjerimi i aktivitetit kërkonte domosdoshmërisht edhe kryerjen e investimeve.

Historiku Ynë

Certifikimet

Në fabrikat e prodhimit “ERZENI” është implementuar prej vitesh dhe zbatohet me rigorozitet Sistemi i autokontrollit për Sigurinë Ushqimore, HACCP. Në vitin 2016 kompania ERZENI u çertifikua për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore, ISO 22000-2005 dhe kaloi me sukses auditin e parë të mirëmbajtjes së tij nga auditor i huaj. Gjatë vitit 2017, për rritjen në një shkallë më të lartë të autokontrollit, filloi kryerja edhe e analizave për kontrollin mikrobiologjik të produkteve.Kërkesa për eksport kemi pasur kryesisht për produktet djath i bardhë, kaçkavall dele, kaçkavall lope,salcë kremoze. Kërkesat për eksport kanë qënë nga Europa por edhe nga Amerika dhe Kina.Synimi i kompanisë në një periudhë të afërme është eksporti i prodhimeve, pasi ato plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, të parashikuara në legjislacionin e Bashkimit Europian.