Kompania “ERZENI”, është e angazhuar të ofrojë një nivel të lartë cilësor të produkteve dhe shërbimeve, të sigurisë ushqimore, për PRODHIMIN, MAGAZINIMIN dhe SHPËRNDARJEN e produkteve me bazë qumështi. Këto produkte, janë konform legjislacionit shqiptar në fushën e ushqimit dhe kanë cilësinë dhe sigurinë ushqimore që kërkojnë konsumatorët tanë.
Përpjekjet tona të vazhdueshme fokusohen në ndërtimin e qëndrueshëm të cilësisë në të gjithë zinxhirin e procesit të punës, duke përdorur teknologji të reja në drejtim të prodhimit të një linje të gjerë të produkteve të bulmetit.
Sistemet tona janë të dizajnuara që të ketë monitorim dhe kontroll të plotë të proçesit në secilën fazë të tij, pasi gjithçka është e automatizuar dhe janë përjashtuar gabimet njerëzore.
Ne, sigurojmë që konsumatorët tanë me vlerë të mbeten të kënaqur, çdo herë që ata provojnë produktet tona.
Ne e arrijmë këtë duke:
- Implementuar fuqishëm Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore, aplikimi i të cilit u referohet normave ndërkombëtare UNI EN ISO 9001:2015 “Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë” dhe kërkesave të UNI EN ISO 22000 : 2018, “Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore”
- Duke punuar vazhdimisht me teknologjitë e fundit
- Duke patsur si qëllim kryesor kënaqshmërinë e konsumatorit dhe klientëve
Punohet fort në ndërmarrjen tonë për të krijuar një kulturë të "Cilësisë Totale", ku përmirësimi i vazhdueshëm i njerëzve tanë, proceseve dhe produkteve të bëhet një përditshmëri.
“ERZENI” herë pas herë sjell ekipe të huaja të cilat bashkëpunojnë vazhdimisht me ne, për arritjen e standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira të cilësisë dhe sigurisë të produkteve.
PRODUKT CILËSOR
“ERZENI” mban masa të rrepta për të garantuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore të qumështit për konsumatorët e saj.
Çdo sasi e qumështit në hyrje, është objekt i testeve të cilësisë dhe sigurisë, duke përfshirë analiza fiziko - kimike dhe analiza mikrobiologjike. Cilësia e qumështit të pranuar dhe dërguar plotëson disa standarde të paracaktuara.
Qumështi kalon përmes proceseve të ndryshme të tilla si filtrimi, seperimi, de ajrimi, homogjenizimi dhe pasterizimi, për të siguruar që ai dhe produktet prej tij janë të sigurt për konsum njerëzor.
Qëllimi ynë për këto masa, është të sigurojmë se nuk ka ndotje gjatë përpunimit ose paketimit.
I gjithë transporti i lëndës së parë, qumështit, kryhet në kushte të përshtatshme, duke filluar nga fermat e mëdha, të cilat janë të pajisura prej nesh me tanke ftohës, deri tek fermerët e vegjël, të cilët i kemi pajisur me kontenierë inoksi dhe alumini. Në fermat e vogla e grumbullojmë qumështin dy herë në ditë, pasi nuk kanë kushte ruajtjeje.
Sjellim për ju çdo mëngjes, tek subjektet e tregëtimit, plot 50 produkte të freskëta, të shëndetshme dhe natyrale.
- I gjithë procesi nga grumbullimi, përpunimi, transporti në dyqanin tuaj më të afërt, kryhet jo më vonë se 24 orë nga tërheqja e qumështit nga ferma.
- I gjithë zinxhiri i shpërndarjes së produkteve, kryhet me makina frigoriferike.
Materialet e paketimit të përdorura për produktet tona, janë të kontrolluara dhe të pajisura me çertifikatë të përshtatshmërisë së materialit të tyre për kontakt me ushqimin.
- Materialet e paketimit që pëdoren, janë cilësore, që të ruajnë karakteristikat e produkteve si shijen, freskinë dhe cilësitë organo-leptike unike të tyre. - Paketimi është konsideruar si operacion shumë i ndjeshëm, për të shmangur çdo kontaminim, që mund të ndodhë në produktet e përfunduara.
- Në fabrikën tonë, punohet me gaz të lëngshëm dhe vlerat e emetimit të mbetjeve në ambjent janë shumë të vogla, pothuajse zero.
- Gjithashtu makineritë dhe pajisjet janë inoks ushqimor, i çertifikuar nën markën CE.
I gjithë qumështi i përdorur për produktet që do të prodhohen, pasi ka kaluar me sukses pranimin dhe është futur në prodhim, kalon në separator, për standardizimin e përqindjes së yndyrës sipas recetave të produkteve.
- Gjithë krema e përftuar nga ky proces, kalon në maturatorin e kremës në ambjentin e prodhimit të gjalpit.
- Në maturator krema pasterizohet e fermentohet dhe më pas kalon në depozitën e tundësit ( dybekut), ku tundet deri sa të ndahet dhalla nga gjapi dhe lahet me ujë të akullt.
- Dhalla e gjalpit, shkarkohet së bashku me ujin e akullt dhe në tundës mbetet vëtëm gjalpi, i cili paketohet në kuti 30kg, futet në frigorifer ngrirës nga ku është gati për tu nënpaketuar sipas kërkesës së tregut në peshat: 100g, 250g, 450g top dhe vasketë si dhe në paketim 7kg për subjektet që e tregëtojnë të hapur apo për industrinë e pastiçerive.
Qumështi pasi ka kaluar me sukses analizat dhe kryen të gjithë procesin e pasterizimit sipas recepturës, shkon në kazanët e përpunimit, ku hidhen kulturat bakteriale dhe majaja e djathit.
- Qumështi mpikset për 45 minuta, më pas nëpërmjet thikave që ka vetë pajisja, bëhet prerja e pastës, që të ndahet hirra.
- Pas kësaj, hiqen thikat dhe vendosen trazuesit, të cilët e trazojnë me kujdes dhe duke u ngrohur masa, ndajnë pastën e djathit nga hirra deri në pjekjen e saj.
- Më pas, pasta bashkë me hirrën hidhen në forma, ku hirra del nëpërmjet vrimave të kallëpit dhe në të mbetet vetëm pasta e djathit.
- Pasi mbushen format, vendosen në presë, e cila është e graduar që të peshojë sipas masës së formës.
- Pas disa minutave, kaçkavalli kthehet dhe rivendoset për të disatën herë në presë deri sa kaçkavalli të marë formën dhe ngjeshjen e duhur.
- Më pas kackavalli hiqet nga forma dhe futet në sallën e stazhionimit e cila është e pajisur me pajisjet për ruajtjen e temperaturës konstante dhe lagështirës. - Kaçkavalli, çdo ditë fshihet dhe kriposet deri sa të kryejë procesin e stazhionimit, i cili zgjat nga 20 ditë për format e vogla deri në 40 ditë për format e mëdha.
- Më pas, kaçkavalli paketohet në qese të posaçme për ruajtjen e tij dhe futet në frigorifer, ku duhet të rrijë të paktën 6 muaj. Pas këtij procesi kaçkavalli është i gatshëm për ambalazhim, ku edhe nën paketohet sipas kërkësë së tregut.
- Paketimet janë: forma të rrumbullakta 2kg, 5kg, 7kg dhe 12kg, ndahet në forma trekëndore me peshë 2kg, në vakum 250g dhe kaçkavall i grirë me paketim 100g.
Qumështi, pasi kalon më sukses pranimin dhe kryen korrekt proceset në bllokun e pasterizimit, hidhet në vaska të hapura ku shtohen kultura bakteriale dhe majaja e djathit.
- Kohëzgjatja e mpiksjes është rreth 45 minuta, më pas bëhet prerja e pastës së djathit, në mënyrë që të ndahet hirra.
- Pas rreth 30 minutash pjekjeje të pastës, shkarkohet një pjesë e hirrës dhe pasta e djathit hidhet në forma të posaçme, të cilat kthehen vazhdimisht deri në largimin e plotë të hirrës dhe djathi të marrë formën e duhur.
- Më pas djathi futet në kova me tretësirë kripe - shëllirë, dhe futet në dhomën e stazhionimit, për të fituar treguesit organo-leptikë dhe shijen e dëshiruar. - Dhoma e stazhionimit, monitorohet për treguesit e temperaturës dhe lagështisë. Pasi përfundon periudhën e stazhionimit, djathi kalon për ruajtje në dhoma frigoriferike, gati për në treg.
- Qumështi për dhallë, pasi kalon më sukses pranimin dhe kryen korrekt proceset në bllokun e pasterizimit, futet në maturator ku shtohen kulturat bakteriale për fermentimin e kosit.
- Inkubimi i produktit përfundon kur ka arritur acideti i duhur i kosit. Kosit të fermentuar, i shtohen sipas recepturës, ujë dhe kripë dhe i nënshtrohet rrahjes nëpërmjet helikave të maturatorit, deri sa produkti të fitojë veshtullinë e dëshiruar për produktin dhallë.
Makineria e paketimit të produkteve të lëngëta, është prodhim i vitit 2019. Ambjenti i mbushjes është i pajisur me ajër të filtruar për të mos lejuar asnjë mundësi kontaminimi nëpërmjet ajrit.
- Kryhet shplarja dhe dezinfektimi i shisheve, mbushet produkti në shishe me dozatorë volumetrikë dhe vendoset tapa në mënyrë të sigurt.
- Më pas vendoset etiketa, data e skadencës dhe paketohet në koli me nga 12 copë secila. Më pas vendosen në paleta dhe futen në frigorifer gati për treg.
- Qumështi për kos të pijshëm, pasi kalon më sukses pranimin dhe kryen korrekt proceset në bllokun e pasterizimit, futet në maturator ku shtohen kulturat bakteriale për fermentim.
- Inkubimi i produktit përfundon kur ka arritur acideti i duhur i kosit. Kosi i fermentuar, i nënshtrohet rrahjes nëpërmjet helikave të maturatorit, deri sa produkti të fitojë viskozitetin e dëshiruar.
Makineria e paketimit të produkteve të lëngëta, është prodhim i vitit 2019. Ambjenti i mbushjes është i pajisur me ajër të filtruar për të mos lejuar asnjë mundësi kontaminimi nëpërmjet ajrit.
- Kryhet shplarja dhe dezinfektimi i shisheve, mbushet produkti me dozatorë volumetrikë dhe vendoset tapa në mënyrë të sigurt.
- Më pas vendoset etiketa, data e skadencës dhe paketohet në koli me nga 6 copë secila. Më pas kosi i pijshëm paketohet në paleta dhe futet në frigorifer gati për treg.
Qumështi për kos, pasi kalon më sukses pranimin dhe kryen korrekt proceset në bllokun e pasterizimit, futet në maturator ku shtohen kulturat bakteriale për fermentim dhe më pas kalon në makinerinë e paketimit.
Makineria e paketimit të produkteve të lëngëta, është prodhim i vitit 2019. Ambjenti i mbushjes është i pajisur me ajër të filtruar për të mos lejuar asnjë mundësi kontaminimi nëpërmjet ajrit. Kryhet shplarja dhe dezinfektimi i shisheve, mbushet produkti me dozatorë volumetrikë dhe vendoset tapa në mënyrë të sigurt. Më pas vendoset etiketa, data e skadencës dhe paketohet në koli me nga 6 copë secila.
Më pas kosi futet në furrë me temperaturë 40⁰C, duke zbatuar me rigorozitet afatin e inkubimit për shtimin e baktereve dhe fermentim, deri në momentin kur pH ka arritur vlerën e duhur për aciditet të kënaqshëm.
Pas këtij momenti, kosi futet në frigorifer dhe vetëm pasi jemi siguruar që është ftohur sa duhet, kosi është gati për treg.
Qumështi pasi grumbullohet dhe kalon me sukses pranimin dhe kryen të gjithë proceset në bllokun e pasterizimit, shkon në depozita të posaçme, i ftohur në 2⁰C, i gatshëm për paketim.
Makineria e paketimit të qumështit, është prodhim i vitit 2019. Ambjenti i mbushjes është i pajisur me ajër të filtruar, për të mos lejuar asnjë mundësi kontaminimi të shisheve nëpërmjet ajrit.
Kryhet shplarja dhe dezinfektimi i shisheve që mbushen me produkt në dozatorë volumetrikë dhe vendoset tapa në mënyrë të sigurt. Më pas vendoset etiketa, data e skadencës dhe paketohet në koli me nga 6 copë secila. Më pas qumështi vendoset në paleta dhe futet në frigorifer, gati për daljen në treg.
Sapo mbërrin në fabrikë, përpara futjes në prodhim, qumështi kontrollohet për prezencën e antibiotikëve, aflatoksinës, qelizave somatike, prezencës së falsifikimeve të ndryshme, treguesve të aciditetit dhe aromave të qumështit, për përcaktimin e cilësisë dhe destinimit të tij.
- Pas kontrollit fillestar, qumështi kalon në repartin e pranimit, ku filtrohet, peshohet, merret një mostër përfaqsuese për tu analizuar në laborator, për kontrollin e treguesve fiziko-kimikë dhe ngarkesës totale bakteriale.
- Qumështi ftohet deri në 2⁰C dhe kalohet në depozitat e pranimit sipas destinimit të tij.
Fabrika e qumështit "ERZENI", është e pajisur me teknologji moderne, për përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve prej tij.
Përpunimi i qumështit kryhet në bllokun e pasterizimit.
- Fillimisht qumështi standardizohet në separator për përqindjen e duhur të yndyrës, sipas recepturës së produkteve.
- Këtu ndahet edhe një pjesë e mbetjeve të imëta mekanike që ka qumështi dhe kanë kaluar nga filtrimi fillestar.
- Teprica e yndyrës do të kalojë në një maturator të veçantë si krem dhe pas pasterizimit e fermentimit të tij, do të prodhohet gjalpi.
- Pas separatorit, qumështi kalon në baktofugë, ku nëpërmjet centrifugimit, eleminohet pjesa më e madhe e baktereve sporformuese dhe sporeve që janë edhe termorezistente ndaj temperaturave të larta.
- Ky proces, rrit së tepërmi efektivitetin e procesit të pasterizimit.
- Pas këtij momenti, qumështi kalon në degazier, ku nëpërmjet vakumit eleminohen aromat e pa dëshirueshme të qumështit.
- Më pas qumështi kalon në homogjenizator.
- Nëpërmjet presionit, bulëzat e yndyrës ndahen në pjesëza të vogla dhe shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme dhe uniforme në qumësht, prandaj qumështi i pasterizuar, kosi dhe dhalla, kanë të njëjtën sasi yndyre si në pjesën e sipërme dhe në fund të paketimit.
- Më pas, qumështi pasterizohet në kohë dhe temperaturë të përcaktuar, sipas llojit të produktit që do të prodhohet dhe kalon në depozitat përkatëse
Kompania “ERZENI”, ka sektor të veçantë për pranimin e qumështit që do të futet për përpunim dhe prodhimin e produkteve. Qumështi duhet të transportohet sa më parë, nga fermat në fabrikë, maksimumi për dy orë. Kafshët nga milet qumështi, duhet të jenë të matrikulluara dhe pajisura me çerifikatë veterinare, që vërteton shëndetin e tyre. Pjesa më e madhe e qumështit, vjen nga ferma të mëdha të cilat kanë standarde të larta të rritjes së kafshëve. Pavarësisht kontrollit në fermë dhe gjatë grumbullimit të qumështit nga fermerët, në momentin e mbërritjes në fabrikë, qumështi i nënshtrohet kontrollit të imtësishëm. Fillimisht kryhet testi i shpejtë për prezencën e antibiotikëve, sulfamideve dhe tetracillinës. Qumështi që vjen nga kafshë të sëmura, që përmban antibiotikë, ose gjurmë të medikamenteve, është i papërshtatshëm për prodhim. Kategorikisht ky qumësht nuk pranohet për përpunim. Pas këtij testi, kryhet vlerësimi organo-leptik për përcaktimin e destinimit të tij për prodhimin e produkteve të ndryshme. Analizat organoleptike të qumështit në pranim: Shija dhe era - Në rastin e grumbullimit me shumicë, grumbulluesi i qumështit i merr në vend fermerit një mostër qumështi për provë në fabrikë, ose çdo makinë kontrollohet në fabrikë para shkarkimit. Qumështi që ka shmangie në ngjyrë, aromë, pH, nga qumështi normal merr një klasifikim cilësie më të ulët dhe në rastet kur është i pa pranueshëm për prodhim, kthehet tek furnitori. Kontrolli i pastrimit - Kontrollohen tek mjetet e grumbullimit, sipërfaqet e brendshme të çisternave, bidonave, kullesave. Çdo gjurmë papastërtie, mbjetje fizike, ose aromë të pakëndshme, është dëshmi e pastrimit dhe filtrimit të pamjaftueshëm. Prova e mbetjeve (sedimenti) - Kontrollohet filtri shpesh herë nëse ka mbajtur papastërti që shihen me sy. Kontrollohet fundi i depozitave dhe fuçive për papastërti të mundshme dhe nxirren përfundime për cilësinë e filtrimit paraprak nga fermerët dhe grumbulluesi. Matja e vlerës së pH Matja e pH, është një parametër shumë i rëndësishëm në industrinë e qumështit. Matja e tij kryhet për çdo bidon qumështi që hyn në prodhim, sepse duke u nisur edhe nga vlerat e pH dhe aciditeti, përcaktohet destinacioni i qumështit se për çfarë produkti do përdoret. Kontrolli për praninë e aflatoksinës Me grafik, kryhen periodikisht analiza për përcaktimin e aflatoksinës M1 në qumësht. Vlera duhet të jetë < se 0.05 ppm ( pjesë për milion) / aflatoksinë në ml qumësht. Ngarkesa e përgjithshme mikrobike dhe Përcaktimi i qelizave somatike Periodikisht kryhen analiza mikrobiologjike për përcaktimin e ngarkesës së përgjithshme mikrobike dhe numërimi i qelizave somatike. Synojmë të jemi brenda standardeve, duke përcaktuar fermat problematike dhe duke identifikuar problematikat e ndryshme të tyre, i ndihmojmë ato për përmirësimin e cilësisë së qumështit.
Analizat fiziko-kimike të qumështit Nga pajisja e pranimit del mostra përfaqësuese e çdo makine që shkarkohet. Mostra merret dhe analizohet në laborator. Parametrat që maten janë: yndyra, lënda e thatë, densiteti, proteina, laktoza dhe uji. Gjithashtu qumështi kontrollohet edhe për praninë e shtesave dhe falsifikimeve të ndryshme. Pas kryerjes së analizave të mësipërme dhe pranimit të qumështit, përcaktohet edhe destinacioni se ku do përdoret ai.
Grumbullojmë qumësht çdo ditë, në rreth 50 fshatra. Zonat ku grumbullojmë qumësht janë: Berat, Kuçovë, Dumre – Elbasan, Fier, Lushnje, Rrogozhinë, Lezhë, Vlorë (Novoselë, lumi i Vlorës), Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë. Risia për vitin 2020, është pika e grumbullimit të qumështit në Gjirokastër, ku grumbullojmë qumësht dele dhe dhie.
Kemi ngritur në zonat më të largëta pika për grumbullimin e qumështit, ku secila ka në territorin e vet rreth 5 fshatra. Pikat e grumbullimit, janë të pajisura me analizator për kontrollin e qumështit dhe plotësojnë kushtet e nevojshme higjeno-sanitare. Qumështi pasi është kontrolluar, pranohet dhe transportohet i sigurt me autobot termus për përpunim në fabrikë. Makinat e grumbullimit janë të pajisura me mjete të pështatshme për kontrollin paraprak organo-leptik e fiziko-kimik të qumështit.
Për kontroll më të detajuar, merren mostra dhe kryhen analiza në pikat e grumbullimit të qumështit dhe në laboratorin e fabrikës. Fermat e mëdha, janë të pajisura me makinëri mjelëse dhe tanke ftohës. Qumështi prej tyre tërhiqet një herë në ditë.
Fermat e vogla nuk kanë tanke ftohës, ndaj i kemi pajisur me kontenier inoksi dhe alumini dhe ju tërhiqet qumështi dy herë në ditë.
Sapo mbërrin në fabrikë, përpara futjes në prodhim, qumështi kontrollohet për prezencën e antibiotikëve, aflatoksinës, qelizave somatike, prezencës së falsifikimeve të ndryshme, treguesve të aciditetit dhe aromave të qumështit, për përcaktimin e cilësisë dhe destinimit të tij.